Ministri Sveçla: Vlera e drogës në laboratorin në veri është 6 milionë euro

23.05.2022 21:34

Ministri Sveçla: Vlera e drogës në laboratorin në veri është 6 milionë euro

6 milionë euro është vlera e drogës së shkatërruar, e cila u zbulua nga Policia në një laborator në veri të vendi, Izvor.

Kështu ka bërë të ditur ministri i brendshëm Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se vlera e pajisjeve 1.5 milion euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milion euro”, ka shkruar ai në Facebook.

x