Miratohet pagesa shtesë prej 100 euro për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor

27.10.2021 12:29

Miratohet pagesa shtesë prej 100 euro për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor

Qeveria e Kosovës ka miratuar aprovimin e pagesës shtesë prej 100 euro për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor.

 
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky vendim prej 30 milionë eurosh do të prekë rreth 300 mijë familje.

Krahas kësaj, ekzekutivi miratoi edhe vendimin për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për periudhën nëntor-dhjetor 2021.

x