Mjekët në grevë të përgjithshme – Syla pret reflektimin e Qeverisë, paralajmëron masa të tjera

25.11.2021 09:16

Mjekët në grevë të përgjithshme – Syla pret reflektimin e Qeverisë, paralajmëron masa të tjera

Punonjësit shëndetësorë kanë hy në grevë të përgjithshme, me kërkesat që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Kuvend dhe të fillojë implementimi nga viti i ardhshëm.

 
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë ofruar vetëm shërbime emergjente ka bërë të ditur kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla.

Syla paralajmëroi se greva do të vazhdojë nëse nuk reflekton Qeveria, duke shtuar se do të kenë bashkëpunim edhe me sindikatat tjera për veprime edhe më radikale.Ai theksoi se disa muaj më parë ka kërkuar të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Sa i përket reagimit të pacientëve për mos ofrimin e shërbime Syla tha se nuk po bëjnë asgjë më shumë veç se po i mbrojnë të drejtat e punëtorëve shëndetësorë.

x