MPJD-ja konfirmon vdekjen e dy kosovarëve në Gjermani, njëri kishte shtetësi gjermane

20.07.2021 16:02

MPJD-ja konfirmon vdekjen e dy kosovarëve në Gjermani, njëri kishte shtetësi gjermane

Vdekjen e dy kosovarëve nga vërshimet, njëri prej të cilëve posedonte nënshtetësinë gjermane, e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Nëpërmjet një komunikate, MPJD-ja shkruan se përmes ambasadës dhe konsullatave në Gjermani po e përcjellin nga afër gjendjen e krijuar atje, dhe se janë në kontakt me shumë familje dhe pjesëtarë të mërgatës që janë prekur nga katastrofa natyrore.

“MPJD-ja, fton të gjithë bashkatdhetarët që të lajmërohen në konsullatat më të afërta të cilat janë të gatshme në çdo kohë të ofrojnë asistencën e nevojshme”, thuhet në njoftim.

x