MSh: Varianti Omicron po dominon në Kosovë

19.01.2022 18:19

MSh: Varianti Omicron po dominon në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se varianti Omicron i Koronavirusit tanimë është dominues në Kosovë.

Msh i bën thirrje popullatës të moshës mbi 12 vjeçare që të vaksinohen.

“Varianti Omicron i koronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim. Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12 vjeçare e lartë që të vaksinohet.

Me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë ndërkaq, mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare, në secilën komunë në Kosovë”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

x