Murati: Do të mbulojmë shpenzimet e qirave dhe pagat e punëtorëve të sektorëve të prekur nga Covid-19

07.04.2021 17:49

Murati: Do të mbulojmë shpenzimet e qirave dhe pagat e punëtorëve të sektorëve të prekur nga Covid-19

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference për media ka thënë se ka vendosur që të mbulojë shpenzimet fikse të qirave dhe pagat e punëtorëve të atyre sektorëve që ndikohen pas masave të reja anti-Covid.

“Nuk është vendim për të shpenzu mjete shtesë, por marrë parasysh situatën ekonomike, ne jemi të gatshëm të qëndrojmë pranë vendimeve të Qeverisë sepse jetët e njerzëve janë të rëndësishme”, tha ai.

Murati shtoi se kanë bërë të pamundurën që shëndeti ekonomik të mos dëmtohet.

“Masat për të mbështetur bizneset që preken nga vendimi. Kemi taku përfaqësuesit e këtyre sektorëve, mbështetja nuk do mungojë. Masat konkrete do vijnë ditëve në vijim.

Sa i përket masave që do të merren, pra bizneset që preken në shërbimin e operimit, ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve i kemi siguruar mbështetje këtyre sektorëve, do të mbështeten qiratë fikse dhe pagat e punëtorëve dhe se shumë shpjet do të dalim me masa konkrete, shumë shpejtë do të dalim në takim me këta sektorë, andaj për çdo sektor do të bëhet dizajnimi specifik”, shtoi ai.

x