Nazarko: Rama duhet afruar me Kurtin ashtu si me Thaçin

25.06.2021 09:21

Nazarko: Rama duhet afruar me Kurtin ashtu si me Thaçin

Analisti nga Shqipëria Mentor Nazarko ka publikuar një opinion në lidhje me politikën e jashtme të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, me titull  “Koha e Ramës për politikë të re të jashtme të Shqipërisë”.

Nazarko ka thënë se Rama duhet të farkëtojë me çdo kusht një miqësi të re me Kurtin.

“Rama duhet të kalojë shumë kohë me Kurtin, si kalonte me Thaçin, ndonëse është e pamundur të arrihet aq „ngrënie kripe“, si thotë një fjalë e urtë. Kësisoj duhet të ngushtohen diferencat personale,të konvergjohen qasjet në mexhlis, në takime shumëpalëshe, të qetësohen paranojat, të korrigjohen gabimet e bashkëpunimit me Thaçin në funksion të dialogut. Nuk ishte gabim qasja kombëtare kur dikur bashkëpunohej me ish presidentin sot në Hagë, por menaxhimi i marrëdhënieve me sivëllezërit e tjerë. E njëjta ndërmarrje vëllazërie si me Thaçin duhet tentuar me Kurtin, dhe populli i Kosovës duhet ta ndjejë këtë. Nëse është e pamundur- pa bërë Kasandrën-, populli i Kosovës gjithashtu duhet ta kuptojë se kush prej vëllezërve e ka fajin”, ka shkruar ndër të tjerash analisti shqiptar.

Tutje ai, ka shtuar se kryministrit kosovar Albin Kurtit, duhet duhet shpjeguar se 20 vjetët e shkuar kot, pa mbledhur prova për krimet serbe.

“Kurtit i duhet shpjeguar se 20 vjetët e shkuar kot, pa mbledhur prova për krimet serbe, pa regjistër të  dëmeve, të vrarëve, të dhunuarve, pa prokurori speciale, pa padi kundër serbëve në Dhomat e Specializuara, nuk mund të barazohen me një padi të ngutshme të Shqipërisë ndaj Serbisë, kur Perëndimi nuk e do një gjë të tillë.

Problemet që Kosova ka me Serbinë mund të zgjidhen vetëm me marrëdhënie normale mes tyre dhe jo me beteja retorike që përsëriten prej 20 vjetësh. Nga konfliktualiteti fiton vetëm Serbia dhe Perëndimi që don të zgjidhë konfliktin, vetëm ftohet me ne.

Nga statuskuoja dhe kokëfortësia jonë fiton Serbia dhe jo ne. Po ashtu, Kosova duhet ta kuptojë se nuk e ka luksin si në lojën e vajzave me lulet, të ndërrojë dashuritë për presidentët amerikanë: Trumpin s’ e dua; Bidenin e dua; Bidenin s e dua.. etj. Dikur Perëndimi lodhet me ne…si thoshte ambasadori Kosnet para dy ditësh”, thotë Mentor Nazarko.

x