Ndalohet lëmosh kërkuesi në Ferizaj, i konfiskohen 1,150 euro

10.06.2021 18:23

Ndalohet lëmosh kërkuesi në Ferizaj, i konfiskohen 1,150 euro

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aksionin e planifikuar,  për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

Në kuadër të këtij aksioni, policia sot ka ndaluar personin me shtetësia nga Shqipëri, S.XH 83 vjeçar, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë  konfiskohen përkohësisht, deri në vendim tjetër .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon tek qytetarët , që saherë që hasin në lypsarë, të njoftojnë menjëherë policinë.

x