Nderohen bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci, ndizen qirinj në Skenderaj

26.07.2021 23:01

Nderohen bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci, ndizen qirinj në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se kanë ndezur qirinj në sheshin “Adem Jashari” në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.

Ai në këto ditë të vështira ndan dhimbjen me familjet që humbën të dashurit e tyre.

Postimi i plotë:

Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, bashkë me familjen time, bizneset e qytetit tonë dhe qytetarë ndezëm qirinj në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj.

Në këto ditë të vështira e plotë pikëllim ndajmë dhimbjen dhe solidarizohemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre.

Ngushëllime familjeve dhe shoqërisë!

x