Ndërprehet furnizimi me ngrohje në lagjen “Qendër”, Termokos tregon arsyen

05.12.2021 22:11

Ndërprehet furnizimi me ngrohje në lagjen “Qendër”, Termokos tregon arsyen

Ngrohtorja publike “Termokos” ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Qendër”, përkatësisht të objekteve banesore Aktash 1, 2 dhe 3, se për shkak të rrjedhjes së gypit që furnizon me ngrohje këto objekte është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ngrohje.

 
Kjo për shkak se është evidentuar rrjedhja në gypin që furnizon me ngrohje këto objekte.

Njoftimi i plotë:

NP “Termokos” SH.A., njofton konsumatorët e lagjes “Qendër”, përkatësisht të objekteve banesore Aktash 1, 2 dhe 3, se për shkak të rrjedhjes së gypit që furnizon me ngrohje këto objekte është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ngrohje. Sapo është evidentuar rrjedhja në gypin që furnizon me ngrohje këto objekte, ndonëse ishte ditë vikendi ekipet tona kanë punuar deri në orët e mbrëmjes. Përkundër përpjekjeve ka qenë e pamundur, që të evitohet problemi dhe të rikthehet ngrohja. Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve, për këtë ndërprerje të furnizimit me ngrohje, me shpresë se do të arrijmë, që nesër paradite të evitojmë problemin dhe të vazhdojmë furnizimin e rregullt me ngrohje.

x