Ndryshimi i masave anti-Covid, vjen lajmi i fundit nga Gastronomët

20.10.2021 19:38

Ndryshimi i masave anti-Covid, vjen lajmi i fundit nga Gastronomët

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve janë takuar sot me u.d ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, për të diskutuar rreth masave Anti-COVID.

Nga kjo Shoqatë kanë bërë të ditur se kanë kërkuar që të lirohen masat që janë në fuqi, ndryshe planifikojnë ndërmarrjen e masave tjera përfshirë protesta.

“Masat pritet që do të lirohen gradualisht, mirëpo në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte më dt. 22/10/2021 në Mbledhjen e Qeverisë, atëherë të Shtunën me dt. 23/10/2021 do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës dhe padëgjueshmërisë së gastronomisë!”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Njoftimi i plotë i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës

Përfaqësuesit e Shoqatës sapo përfunduan takimin me UD – Ministren e Shëndetësisë, znj. Dafina Gexha, për të diskutuar rreth masave Anticovid.

Kërkesa jonë dhe presioni i vazhdueshëm që jemi duke e bërë që më shumë se një muaj është lirimi i masave që janë në fuqi.

Bashkarisht u zotuam dhe marrim përgjegjësi për respektimin e këtyre masave, me ç’rast edhe po e shohim që është evidente edhe nga gjendja e rehabilituar epidemiologjike që është tani.

Aktualisht, gjendja e sektorit tonë është shqetësuese dhe rrjedhimisht edhe durimi i gastronomëve është shtjerrur për të operuar njëjtë.

Masat pritet që do të lirohen gradualisht, mirëpo në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte më dt. 22/10/2021 në Mbledhjen e Qeverisë, atëherë të Shtunën me dt. 23/10/2021 do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës dhe padëgjueshmërisë së gastronomisë!

x