Nga spitali i Sofjes flasin për gjendjen e të mbijetuarve të tragjedisë në Bullgari

28.11.2021 11:44

Nga spitali i Sofjes flasin për gjendjen e të mbijetuarve të tragjedisë në Bullgari

Pacientët e akomoduar për trajtim në spitalin e Sofjes, “Pirogov” pas aksidentit tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari, përgjithësisht janë në gjendje stabile dhe të mirë, kanë njoftuar nga ky institucion mjekësor.

Aktualisht në Klinikën e Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike janë katër pacientë të cilët e kanë kaluar natën në përputhje me pritshmëritë e stafit mjekësor të spitalit.

Në Klinikën e Neurokirurgjisë është shtruar një pacient me frakturë, i cili iu nënshtrua operacionit në fillim të kësaj jave. Operacioni i shtyllës kurrizore rezultoi i suksesshëm dhe procesi i rikuperimit ishte pa komplikime. I njëjti pacient i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm në pjesën e poshtme të këmbës në Klinikën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë.

x