Nikaj tregon se kë do ta mbështes PDK-ja, Arben Vitinë apo Përparim Ramën?

19.10.2021 20:41

Nikaj tregon se kë do ta mbështes PDK-ja, Arben Vitinë apo Përparim Ramën?

Anëtari i kryesisë së PDK-së Bernard Nikaj ka folur për shkuarjen në balotazh të Prishtinës, dhe ka treguar nëse do të përkrahin Arben Vitinë apo Përparim Ramën në balotazh.

Nikaj ka thënë se për momentin janë duke diskutuar me kryetarët e degëve, dhe se janë duke i analizuar të gjitha opsionet.

“Ne jemi në një fazë ku po diskotojmë me kryetarët e degëve, me kandidatët që kanë garuar nëpër komuna, dhe në këtë proces jemi duke analizuar të gjitha opsionet, duke u nisur nga parimi që neve na intereson ajo që është interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës”

“Ne refuzojmë që të kthejnë mendësinë e vjetër ku përkrahen etiketat e caktuara, ku përkrahen partitë pa një planë, pa një vizion , dhe pa një orientim të qartë në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarit, dhe të asaj komune. Prandaj edhe vendimet që do të merren në raport edhe me Prishtinën, por edhe me vendet tjera do të jenë të shtyera nga kjo mundësi”, tha Nikaj në Prime Time./PORTALI.info/

x