Nis takimi Merkel-Kurti në Shqipëri

14.09.2021 16:16

Nis takimi Merkel-Kurti në Shqipëri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka filluar takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Takimi Kurti-Merkel është duke u zhvilluar në Tiranë, gjatë vizitës që Merkel i bëri Shqipërisë.

Kurti tha se bashkë me zv/kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve, Kosovës dhe Gjermanisë si dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian.

Merkel deklaroi se i vie keq që nuk arrin të vizitojë të gjitha vendet e Ballkanit.

Angela Merkel vizitoi dje edhe shtetin e Serbisë, meqë rast në një takim që pati me presidentin serb, Aleksnadar Vuçiq diskutuan edhe për zhvillimet me Kosovën.

x