“Një orë e errët në historinë tonë të përbashkët”, thotë Biden për luftën në Ukrainë

24.05.2022 10:11

“Një orë e errët në historinë tonë të përbashkët”, thotë Biden për luftën në Ukrainë

Bota po “kalon një orë të errët në historinë tonë të përbashkët” me pushtimin rus të Ukrainës, iu tha presidenti amerikan Joe Biden aleatëve aziatikë.

Lufta është një “çështje globale”, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së rendit ndërkombëtar, tha ai.

Biden po takohet me liderët e Japonisë, Australisë dhe Indisë në Tokio në vizitën e tij të parë në Azi si president.

Katër vendet e njohura kolektivisht si Quad po diskutojnë shqetësimet e sigurisë dhe ekonomike duke përfshirë ndikimin në rritje të Kinës në rajon, si dhe dallimet e tyre mbi pushtimin rus.

Kryeministri japonez Fumio Kishida i bëri jehonë komenteve të Biden, duke thënë se një pushtim i ngjashëm nuk duhet të ndodhë në Azi, raporton BBC.

Biden premtoi se SHBA-ja do të punonte me aleatët për të udhëhequr reagimin global, duke përsëritur angazhimin e tyre për të mbrojtur rendin dhe sovranitetin ndërkombëtar “pavarësisht se ku janë shkelur në botë”.

India është i vetmi anëtar i Quad deri më tani që ka refuzuar të kritikojë drejtpërdrejt Rusinë për pushtimin. Në fjalën e tij hapëse në samitin e së martës, kryeministri indian Narendra Modi nuk e përmendi këtë çështje.

x