Nol Nushi: I arrestuar dhe në burg do duhej të ishte sot, Hysen Durmishi

16.07.2021 18:05

Nol Nushi: I arrestuar dhe në burg do duhej të ishte sot, Hysen Durmishi

Sekretari organizativ i PDS-së, Nol Nushi ka reaguar ashpër për arrestimet e sotme të aktivistëve të kësaj partie, dhe kryetarit të saj, të cilit i’u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, pas aksionit të sotëm të PSD-së, për tenderin e stikersave për vetura.

Nushi ka thënë se sot do duhej të ishte arrestuar, dhe të ishte në burg zëvendësministri, Hysen Durmishi.

“Herëve tjera jemi përcjell nga policia deri tek zyrat pas aksioneve, sot sapo bënëm aksionin i cili donte të tregonte tentativën për zhvatjen e qytetarëve nga qeverisa Kurti, përkatësisht Husen Durmishi i dërguari i Kurtit në Ministrin e Infrastrukturës, ku donte t’ua zhvatke qytetarëve dy milion euro nga xhepi i tyre në vit, për ti bërë favor një firme, dhe partisë së tij”, tha Nushi në Info 10, në Kanal10.

“Pra kur po shkohet të mos realizohet zhvatja e tyre, ata e futën në burg Dardanin, na arrestuan neve tjerëve, dhe ushtruan dhunë, qeveria që premton ndryshim po burgos liderët opozitar, nuk po burgon askënd për korrupsion, nuk kemi parë burgosje për keqpërdorim detyre”

Nushi po ashtu theksoi se i arrestuar sot, dhe në burg ish dashtë me qenë Hysen Durmishi që ka nënshkruar kontratën.

“I arrestuar sot, dhe në burg ish dashtë me qenë Hysen Durmishi që e ka nënshkruar atë kontratë, sepse është tentativ zhvatje të 1.8 milion eurove të qytetarëve të Kosovës me një vendim shumë të thjeshtë, përfundoi Nushi /PORTALI.info/

x