Nuk e ndal dorën policia: Jep mbi 2 mijë gjoba për thyerjen e masave brenda 24-orëve

15.09.2021 10:26

Nuk e ndal dorën policia: Jep mbi 2 mijë gjoba për thyerjen e masave brenda 24-orëve

Dy javë pas hyrjes në fuqi të masave antiCOVID, po vazhdon numri i lartë i gjobave të shqiptuara nga zyrtarë policorë në Kosovë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 91 gjoba për mosrespektim të masave në Kosovë.

Masat e hyra në fuqi nga 30 gushti të cilat ishin paraparë të jenë në fuqi deri me 13 shtator, por pas miratimit të

Qeverisë, masat janë shtyer edhe për dy javë të tjera, varësisht nga situata. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Masat e reja, kanë shtyrë fillimin e mësimit deri me 26 shtator, me ç’rast janë mbyllur edhe çerdhet, ndërsa masat e tjera janë të njëjtat të cilat kanë qenë në fuqi.

x