“O Zot çfarë emri ka kjo vdekje”, fjalët prekëse të shoqes në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan

28.11.2021 15:00

“O Zot çfarë emri ka kjo vdekje”, fjalët prekëse të shoqes në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan

Qindra persona po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit.

Para nisjes së ceremonisë së varrimit, moshatarja dhe shoqja e nxënësve të vrarë para të pranishmëve ka lexuar një shkrim prekës për viktimat.

Fjalën para të pranishmëve e ka marrë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Pse sme treguat që sdo ktheheshit më kurrë. O Zot çfarë emri ka kjo vdekje. O zot çfarë arsye ka ky trishtim. O zot për çfarë arsye na ndave ne” thot shoqja e dy nxënësve të ndjerë.

x