Opozita lëshon sallën në shenjë proteste për mungesën e Kryeministrit Kurti në seancë

11.06.2021 17:03

Opozita lëshon sallën në shenjë proteste për mungesën e Kryeministrit Kurti në seancë

Opozita e ka lëshuar seancën ku po diskutohet për dialogun. Kjo pasi kryeministri Albin Kurti nuk është prezent në seancë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që të përmbyllet diskutimi për këtë çështje dhe të kalojnë në pika të tjera.

Por kjo kërkesë e tij nuk është përfillur.

Kështu e gjithë opozita ka dal nga salla e Kuvendit.

x