Osmani akuzon BE-në: Ka zyrtarë në BE që nuk e duan sundimin e ligjit në Kosovë

26.10.2021 23:21

Osmani akuzon BE-në: Ka zyrtarë në BE që nuk e duan sundimin e ligjit në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani edhe një herë ka folur për mospajtimet e saj me konstatimet e Raportit të Progresit për procesin e vettingut.

Ajo ka thënë se brenda BE-së ka zyrtarë të cilët nuk kanë interes që Kosova të shënojë sukses në sundimin e ligjit.

“Unë qëndroj prapa deklaratave që i kam dhënë. Ajo që është më shqetësuesja për Kosovën që ka tendenca nga zyrtarë të caktuar të BE-së që ta ndalin vettingun si procesin më kyç e më të rëndësishëm për të sjellë sundim të ligjit në këtë vend. Është shqetësuese që atat zyrtarë, që nuk janë në numër të madh kanë arritur që për fat të keq tendencën e tyre për ta ndalur vettingun kanë arritur që ta fusin në raportin final për vendin.”, tha Osmani në Prime Time të Kanal 10.

Ajo u shpreh se ka zyrtarë të BE-së që nuk e duan progresin në Kosovë.

“Ka zyrtarë të caktuar të BE-së, sepse ta them qartë ne kemi komunikimq për këtë që nuk kanë ndonjë interes që Kosova të shënojë sukses në fushën e sundimit të ligjit sepse ashtu pengojnë financimit të projekteve procesin e liberalizimit të vizave dhe krijojnë arsye që ta bllokojnë Kosovën. Ka individ që nuk e dojnë progresin e Kosovës por ka miq të shumët që e mbështesin vettingun. Në raport thuheshin të pavërteta. E njoh mjaftueshëm BE-në si funksionon që nuk mund t’i anshkalosh përpjekjet për ta paraqitur gabim këtë proces të rëndësishëm”, tha ajo.

x