Osmani për dialogun: Serbia nuk ka interesim që të nënshkruaj marrëveshje finale me Kosovën

26.10.2021 21:40

Osmani për dialogun: Serbia nuk ka interesim që të nënshkruaj marrëveshje finale me Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë Serbia nuk ka interesim që të nënshkruaj marrëveshje finale me Kosovën

“Kanë qenë dy takime në nivel të kryeministrit të Kosovës, dhe presidentit të Serbisë, dhe në dy ato takime, dhe në çdo komunikim tjetër ku Viçiqi ka qenë prezent në jemi të bindur për një gjë që Serbia nuk ka asnjë interesim që të nënshkruaj marrëveshje finale më Kosovën”

“Natyrsiht që Kosova ka interes të madh, dhe po punon në atë drejtim, në drejtim të marrëveshjes finale që nënkupton njohjen reciproke në kufijtë aktual të vendit pa rrezikuar funksionalitetin e brendshme, të vendit tonë, dhe parimit unitar të vendit, por Serbia nuk ka interesim, i ka zgjedhjet në Prill, dhe po e shohum një lloj jo vetëm mos interesimi, por edhe angazhimi që vazhdimisht të krijojnë tensione në rajon, në mënyrë që [pastaj tensionet që vetë i krijojnë ti përdorin si argument qoftë për të mos implementuar marrëveshjet e së kaluarës, qoftë për mos të bërë hapa përpara”, deklaroi Osmaini në Prime Time, në Kanal10.

x