Pacolli: Albin Kurti gaboi që nuk i pranoi vaksinat kineze nga Edi Rama

15.04.2021 22:26

Pacolli: Albin Kurti gaboi që nuk i pranoi vaksinat kineze nga Edi Rama

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka thënë se Albin Kurti gaboi që nuk i pranoi vaksinat kineze nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, shkruan Portali.info.

“Kam qenë në kontaktë me ministrin e shëndetësë gjermane, dhe ai me tha z.Pacolli ju lutëm nëse e doni vendin e juaj mos pritni shumë, por ecni dhe merrni vaksinat aty ku mundeni, pra vaksinën Kineze. Ata vetë janë duke u vaksinuar me vaksinën kineze, dhe sputnikun, nese une e kam të pamundur që të sigurojë një vaksinë që është bërë politike, unë do të shkoja edhe atje që ndoshta nuk duhet vetëm t’iu ndihmoja qytetarëve të mi, tha Pacolli në Prime Time, në Kanal10.

I pyetur se a gaboi Kurti që nuk i pranoj vaksiant kineze nga Edi Rama, Pacolli tha apsolutisht po, pasi Edi Rama ka një paraqitje shumë të madhe kudo në përendim përshak të menaxhimit në mënyrë perfekte të pandemisë, tha Pacolli

Tutje Pacolli komentoi edhe vaksinat AstraZaneca, dhe Johnson&Johnson, të cilat janë pezulluar nga disa shtete, dhe tregoi se cilën vaksinë do ta merrte

“Nuk jam ende në radhë për vaksinim, për mua krejt vaksinat janë në rregull, organizmi i njeriut e refuzon ndonjë, AstraZaneca ka patur rreth nëntë probleme, Johnson &Johnson është një vaksinë e mirë edhe pse është pezulluar në Amerikë”, përfundoi Pacolli./PORTALI.info/

x