Paralajmëron Haxhiu: Nëse nuk kalon Trusti, do të bllokohen marrëveshjet ndërkombëtare

22.06.2022 23:44

Paralajmëron Haxhiu: Nëse nuk kalon Trusti, do të bllokohen marrëveshjet ndërkombëtare

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është iniciues për tërheqjen e 30 përqindeshit nga Trusti Pensional ka paralajmëruar Qeverinë Kurti se nëse nuk kalon Trusti, opozita do të bllokojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Pushteti duhet ta kuptojë një çështje, opozita është e bashkuar në kërkesën për Trustin, është kërkesë e qytetarëve, dhe nëse pushteti nuk reflekton do të ketë problem me kalu marrëveshjet ndërkombëtare në ta ardhmen”, tha Haxhiu në Politiko, në Kanal10./PORTALI.info/

x