Parashikimi i motit për sot

14.10.2021 08:26

Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se do të ketë edhe reshje të shiut, e në viset ë të larta do të ketë edhe reshje bore.

 
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës, 8 deri në 12 gradë.

“Dita e enjte parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë, Në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

x