Pas sa kohësh, asnjë pacientë me COVID-19 në spitalin e Gjakovës

10.06.2021 14:28

Pas sa kohësh, asnjë pacientë me COVID-19 në spitalin e Gjakovës

Ka disa javë që situata e përballjes me COVID-19 është lehtësuar.

Përpos rënies së numrit të viktimave pati rënie edhe në numrin e rasteve të reja.

Për fat të mirë tashmë në Spitalin e Gjakovës nuk ka asnjë pacientë që po trajtohet për virusin COVID-19, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur nga spitali teksa theksohet se bashkë fitohet edhe lufta ndaj këtij virusi.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë,
Sot në Institucionin tone nuk kemi asnjë pacientë që trajtohet për Covid. Urojmë dhe shpresojmë që çdo dite të jete kështu.
S’BASHKU E FITOJMË LUFTËN.

x