Peci: Duhet të luftohet krimi i organizuar, kjo ka qenë kërkesë edhe e nderkombëtarëve

14.10.2021 12:56

Peci: Duhet të luftohet krimi i organizuar, kjo ka qenë kërkesë edhe e nderkombëtarëve

Dje në orët e para të mëngjesit u zhvillua një aksion i policisë së Kosovës për shkak të kontrabandimit të mallërave në disa komuna të Kosovës e njëra ndër to ishte edhe ajo e Mitrovicës.

Policia e Kosovës u pengua nga serbët e veriut të cilët kishin dalë në shejë revolte ku edhe kishin protestuar kundër këtij aksioni.

Në një linjë të drejtpërdrejt televizive nga komuna e Mitrovicës për emisionin "Mëngjesi me Arbenin" për gjendjen që komuna ndodhet tani, foli Besart Peci nga shoqëria civile.

"Ngjarjet e djeshme kanë bërë të nënkuptojmë dy gjera, së pari shtrirja e sovranitetit në të gjithë vendin e Republikës së Kosovës dhe e dyta kemi pasur disa reagime jo të mira nga zyrtarë të lartë të BE-së, njëra ndër to ishte edhe reagimi i Z.Borrell ku menjëherë reagoi kundër, por që qëllimi ishte shtrirja e sovranitetit brenda territorial, përshtypje ishte reagimi i menjëhershëm i NATO-së, SHBA-ve dhe Gjermanisë’’, tha Peci, transmeton Portali.info.

Tutje Peci tha këto aksione ka  moti kohë që policia e Kosovës nuk i ka zhvilluar dhe se nuk ishte një aksion i pritur, gjatë arrestimeve shumica e të arrestuarëve ishin shqipëtar, policia e ka goditur krimin pa e 'ngjyrosur' me entitete etnike të tjera siç po bëjnë shumica e perfaqësuesëve ndërkombëtar dhe vendorë për fat të keq.

"Natyra e këtij aksioni nuk ishte si natyra e aksionit të kaluar sepse kishim të bëjmë me reciprocitetin e targave ndërsa ky aksioni ishte i sugjeruar edhe nga ndërkombëtarët që të luftohet krimi i organizuar dhe kjo gjithashtu e preku edhe Veriun pasi që shtrihet në pjesën territoriale të sovranitetit të Kosovës, shqetësuese ishte edhe gjendja kur u sulmua gazetarë por që çdo herë qe ne tentojmë të shtrijmë sovranitetin në vendin tonë serbët e Veriut tentojnë që ta ndalojnë këtë kjo shihej edhe në ditën e djeshme ku bllokuan me kamiona, rërë e shumë mjete të tjera ndaluese dhe sipas meje kjo protestë ishte dirigjuarë nga Beogradi sepse në Kosovë asnjëherë skemi hasur në ksi probleme me serbët e veriut" tha Peci për Kanal 10.

"Edhe pse u dëgjuan të shtëna të armëve edhe pse kishte hedhje të granatave kjo asesi nuk duhet ndalur, sepse kundër krimit të organizuar kemi pasur sugjerime edhe nga ndërkombëtarët sulmimin kundër tyre dhe mendojë se e nevojshme do të ishte çdo javë të ketë kësi lloji të aksioneve.Diqka e nevojshme vlenë të cekët se këto lloje të aksioneve nuk duhet lidhur asesi me politikën e vendit pasi që edhe jemi pranë zgjedhjeve andaj këto veprime merrën në bazë të Policisë të Kosovës dhe jo nga politikanët", ka përfundaur Peci./PORTALI.info/

x