Peci: Ka një rikthim të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, me Vjosën në Vjenë, dhe, Albinin në Paris

24.06.2021 21:02

Peci: Ka një rikthim të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, me Vjosën në Vjenë, dhe, Albinin në Paris

Ministri i Bujqësisë nga radhët e ‘Listës Guxo”, Faton Peci, ka thënë se ka një qasje ndryshe në arenën ndërkombëtare, me presidencën Vjosa në Vjenë, dhe kryeministrit Kurti në Paris, dhe se Kosova asnjëherë nuk ka pasur një përfaqësim aq dinjitoz në tandemin president kryeministër.

“Është krijuar një përcepcion Vjosa Osmani, dhe Albin Kurti, tandemi i cili i ka fituar zgjedhjet, do të dërgoj Kosovën drejt izolimit, a ne po e shohim një pamje krejt tjetër, Vjosa në Vjenë, Albini në Paris, ka një rikthim të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe këtë e shoh si mundësi në mënyrë që me i adresuar problemet që janë bartur ndër vite dhe vështirësitë që Kosova i ka pasur. Kosova asnjëherë nuk ka pasur një përfaqësim aq dinjitoz në tandemin president kryeministër”, tha Peci në Prime Time./PORTALI.info/

x