Përparim Rama flet pasi u sulmua me vezë: S’ka vend për panikë

22.07.2021 19:50

Përparim Rama flet pasi u sulmua me vezë: S’ka vend për panikë

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama është sulmuar sot me vezë në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet, gjersa po mbante një takim me qytetarët e kësaj pjese.

Në lidhje me këtë, ai ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.

Rama ka thënë se ka të pakënaqur në kryeqytet, mirëpo që nuk ka vend për panikë.

Sipas tij, “Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja dhe dashnia”.

Postimi i plotë i Ramës:

Takimet me banoret e Prishtines dhe diskutimet e lira e te hapura jane baze e lirise se shprehjes.

Ka shume te pakenaqur ne qytetin tone. Mirepo nuk ka vend per panike.

Prishtines do t’i kthehet buzeqeshja e dashnia.

x