Përparim Rama: Programi jonë për Prishtinën është cilësuar si më i miri i të gjitha kohërave

05.11.2021 20:56

Përparim Rama: Programi jonë për Prishtinën është cilësuar si më i miri i të gjitha kohërave

Kandidati i Lidhjes Demokratikë të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se programi i tij për kryeqytetin është cilësuar si më i miri nga analistë, dhe specialist të ndryshëm.

“Tash vetëm se e kemi kuptuar se programi që ne e kemi zhvillua është një program që është mirëpritur edhe nga analistët, specialistët, dhe po shihet si programi më i miri i të gjitha kohërave në aspekt edhe të qeverisë, dhe në aspektin lokal, kështu që kjo na bënë të ndjehemi mua dhe ekipës të nderuar, por është edhe rezultat i një punës së madhe që e kemi bërë, sepse kemi kaluar një periudhë pesë mujorshe, një periudh të intensitetit të lartë të takimeve të shumta që kemi bërë me qytetarët e prishtinës edhe në zonën urbane, dhe atë rurale”, tha Rama në Prime Time.

Rama, po ashtu tha se ky program do të jap zgjidhje të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohet kryeqyteti, dhe se ka edhe vizionin për të ardhmen.

“Pra kemi kuptuar në thelb problemin me të cilin ballafaqohet qytetari dhe si rezultat e kemi përgatit këtë plan programin tonë, dhe kemi krijuar një program i cili jo vetëm që jep zgjidhje të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohet kryeqyteti jonë e ka edhe vizionin për të ardhmen, pa kjo e ndërlidh edhe zonën urbane me zonën rurale dhe e shfrytëzon të gjithë potencialin e të gjithë komunës së Prishtinës”, tha Rama në Kanal10./PORTALI.info/

x