Përurohet palestra sportive e qytetit të Skenderajt

14.10.2021 19:21

Përurohet palestra sportive e qytetit të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë përurimin e palestrës sportive të qytetit, palestër kjo e cila është projekt i përbashkët mes komunës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Jam i lumtur që sot bashkë me deputetin, Bekim Haxhiu, gjeneral, Nuredin Lushtaku, drejtor e asambleistë, përfaqësues të Ministrisë , sportistë, veteran të sportit e qytetarë, me angazhimin tonë maksimal arritëm që ta përurojmë Palestrën Sportive të qytetit tonë, e cila kishte filluar në vitin 2009, kurse pavarësisht shumë sfidave dhe problemeve të trashëguara të këtij projekti arritëm ta përfundojmë bashkë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të vejmë në shërbim të të rinjve tonë”, tha Jashari.

Jashari, tutje tha se do të përkrah të rinjtë e komunës edhe me projekte të tjera në sektorin e sportit.

“Kështu me projekte konkrete do të vazhdojmë të jemi në mbështetje të sportistëve tonë të cilët me talentin e tyre të jashtëzakonshëm po prezantojnë denjësisht vendin dhe historinë tonë dhe po na bëjnë çdoherë krenarë.”, tha ai.

x