“Pika sexi”, si po shiten në Kosovë produktet që nxisin përdhunimin dhe abuzimin e vajzave

10.12.2021 22:20

“Pika sexi”, si po shiten në Kosovë produktet që nxisin përdhunimin dhe abuzimin e vajzave

Të përditshme janë bërë lajmet në Kosovë për përdhunime dhe abuzime të vajzave të moshave të ndryshme.

Për t’i abuzuar lehtësisht ato, në rrjetet sociale egzistojnë produkte që nxisin një gjë të tillë.

Të ashtuquajtura si “Pika sexi”, ato shumë lehtë shiten në Kosovë. NPërveq në rrjete sociale, ato shiten edhe në faqen online “Merrjep.com”.

“Femrat, të cilat më pas nën ndikimin e këtyre produkteve abuzohen me lehtësi prej atyre që i kanë si cak”, thuhet në një nga njoftimet në këtë faqe.

“Kanal 10” ka kontaktuar edhe personin që shet këto pika që nxisin kryerjen e marrdhënieve seksuale pa dëshirën e vajzave.

Ai ka thënë se për t’i blerë ato pika mjafton një numër telefoni dhe adresa e banimit.

Ai ka treguar se këto pika nuk janë nga Kosova, por nga jashtë, duke theksuar se çmimi i tyre është 80, duke mos theksuar cent apo euro.

Ndërsa, në anën tjetër, sipas avokatëve, shitja e këtyre produkteve nuk është vepër penale, por që sipas tyre organet kompetente duhet të merren me raste të tilla.

x