Policia e Kosovës aksion në Prishtinë kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit

20.10.2021 20:24

Policia e Kosovës aksion në Prishtinë kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”, tha Krasniqi.

Ne do ju mbajmë të informuar lidhur me këtë ngjarje.

x