Presidentja Osmani thirrje vajzave dhe grave të Kosovës: Bashkohuni me FSK-në, bëhuni krenaria jonë

27.10.2021 21:36

Presidentja Osmani thirrje vajzave dhe grave të Kosovës: Bashkohuni me FSK-në, bëhuni krenaria jonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu përmes një videomesazhi u ka bërë thirrje vajzave dhe grave të vendit që të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ajo ka ftuar vajzat dhe gratë e Kosovës që t’i shërbejnë vendit të tyre duke u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidentja ka thënë se mundësia për t’i shërbyer vendit tënd nëpërmjet shërbimit ushtarak është padyshim privilegji më i madh në jetën e një personi

“Çfarë e bën një ushtare apo ushtare të mirë? Guximi, disiplina, përkushtimi, vendosmëria, qetësia në situata sfiduese, aftësia për të zgjidhur probleme por mbi të gjitha dashuria për mëmëdheun. Cili faktor nuk e përcakton nëse një ushtar apo ushtare është e mirë? Është gjinia. Siç është dëshmuar me vite tashmë, disa nga sukseset më të mëdha të ushtrisë së Kosovës, në trajnime, angazhime jashtë vendit janë shënuar pikërisht nga vajzat tona, ushtaret tona. Mundësia për t’i shërbyer vendit tënd nëpërmjet shërbimit ushtarak është padyshim privilegji më i madh në jetën e një personi. Prandaj sot ju bëj thirrje vajzave dhe grave të Kosovës që t’i shërbejnë vendit të tyre. Ju bëj thirrje që të aplikoni deri më tre nëntor për tu bërë krenaria jonë, si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dashura vajza dhe gra, bashkohuni me FSNK-në. Bashkohuni në rrugëtimin drejt rrugës së paqes dhe sigurisë.”, ka thënë ajo.

x