Prishtinë: Theret me thikë një person, arrestohen dy të dyshuar

03.12.2021 20:19

Prishtinë: Theret me thikë një person, arrestohen dy të dyshuar

Një person është therur me thikë, pas një përleshjeje fizike që ndodhi mes disa personash në lagjen Dardania në Prishtinë, gjegjësisht afër nënkalimit.

Viktima është marrë nga ekipet emergjente dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia njofton se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

x