Pritet të merret vendimi për rastin e parë gjyqësor për krimet në Ukrainë

23.05.2022 10:07

Pritet të merret vendimi për rastin e parë gjyqësor për krimet në Ukrainë

Shumë shpejt pritet të merret vendimi për rastin e parë gjyqësor për krimet që janë duke u bërë në Ukrainë, pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt.

Ushtari rus Vadim Shishimarin, 21 vjeç, është deklaruar fajtor për vrasjen e një civili të paarmatosur disa ditë pas fillimit të pushtimit.

Prokurorët thanë se Shishimarin komandonte një njësi në një divizion tankesh kur kolona e tij u sulmua.

Ai dhe katër ushtarë të tjerë vodhën një makinë derisa udhëtonin pranë Chupakhivkas, ata takuan një burrë 62-vjeçar në një biçikletë.

Sipas prokurorëve, Shishimarin u urdhërua të vriste civilin dhe përdori një pushkë kallashnikov për ta bërë këtë.

Ushtari përballet me burgim të përjetshëm. Ukraina deri më tani i ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia, shkruan BBC

x