Qalaj: Ministri Sveçla e ka nën kontroll Policinë e Kosovës

07.12.2021 20:53

Qalaj: Ministri Sveçla e ka nën kontroll Policinë e Kosovës

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla po e thyen ligjin, pasi po rrinë në dhomat komanduese të Policisë së Kosovës.

“E kemi një degradim mjaft të madh në polici, per shkak të ndikimeve shumë të dukshme politike e sidomos kohëve të fundit ku ministri i brendshëm, përvec që është ministër i brendshëm e kam fitu përshtypjen që është edhe drejtor i policisë, zëdhënës i policisë, edhe drejtor për shërbime mbështetëse të policisë meqenëse ai merret dirket me të gjitha punët duke i kontaktuar direkt qoftë eprorët e ndryshëm, duke anashkaluar drejtorin, dhe jo vetëm nivelin e Shtabit të Përgjithshëm po edhe tjera të policisë”

Tutje, Qalaj tha se ministri Sveçla e ka nën kontrollë të plotë Policinë e Kosovës.

“Aq shumë e ka nën kontrollë sa merret edhe me punë rrethinë të Policisë, mirëpo nuk e shoh fajin shumë të ministri Sveçla , po te drejtori i policisë, meqenëse drejtori duhet të jetë ai që duhet ta ngrit murin e padukshëm në mes të ministrisë dhe policisë. Mos të harrojmë se ligji i policisë sakt e definon çështjen e mos pasjes të drejtë që ministri të përzihet në punë operacionale të Policisë së Kosovës” tha Qalaj në Prime Time, të Kanal10.

Qalaj po ashtu tha se drejtori aktual, Samedin Mehmeti është njeriu më pak i denjët për ta udhëhequr policinë e Kosovës, dhe se shumë ish koleg të tij do ta bënin atë punë më mirë./PORTALI.info/

x