Qeveria del me njoftim për takimin Kurti-Lajçak, tregon për temat që u folën

25.11.2021 21:19

Qeveria del me njoftim për takimin Kurti-Lajçak, tregon për temat që u folën

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin që kryeministri i vendi, Albin Kurti, ka pasur me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Qeveria ka thënë se aty është folur për mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel.

“Kryeministri Kurti dhe z. Lajčák diskutuan për dialogun dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Folën po ashtu për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel. U zotuan për komunikim dhe kontakte të rregullta, si dhe koordinim të vazhdueshëm. Paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria rajonale e kanë shumë të rëndësishme raportin dhe marrëveshjen e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u tha në komunikatën e qeverisë.

“Kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian. Ndërsa z. Lajčák shprehu mbështetjen e tij për agjendën evropiane të Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës.

Ndryshe, pas takimit që ka pasur me Kurtin ka folur edhe vet Lajçak.

Ai ka thënë se nga takimet që ka pasur me Kurtin e Vuçiqin nuk është se ka pasur ndonjë përparim të theksuar për sa i përket dialogut.

x