Qytetari në Merdare: Askund në Evropë nuk i kërkojnë tri doza të vaksinës antiCOVID vetëm në Kosovë

23.01.2022 22:10

Qytetari në Merdare: Askund në Evropë nuk i kërkojnë tri doza të vaksinës antiCOVID vetëm në Kosovë

Me vendim të Qeverisë, të gjithë ata që nuk i kanë tri doza vaksinash nuk lejohen të hynë në territorin e Kosovës. Qytetarët thonë se në asnjë shtet të Evropës nuk kërkohen tre doza të vaksinës.

 
Çdo automjet që po hynë, po i nënshtrohet kontrollit.

Në dokumentacionin që zyrtarët policorë kërkojnë në pikën kufitare Merdare, tashmë është bërë obligative edhe dëshmia e vaksinimit me tre doza.

Mirëpo duket se të gjithë ata që destinacioni i tyre është Kosova e kanë plotësuar këtë kriter.

Kjo pasi asnjë prej tyre nuk u kthye nga ka ardhur.

Këtë e dëshmojnë edhe vetë qytetarët që vinë nga shtetet e jashtme.

“Këtu në pikën kufitare në Kosovë na kanë kërku me i pas 3 doza të vaksinës. Në Gjermani me dy, kërku në Evropë nuk i kërkojnë, në asnjë kufi, vetëm në Kosovë. Pak vështirë por çfarë të bëjmë”, ka thënë qytetari.

E disa të tjerë nuk po e shohin fare problematike këtë masë.

Mirëpo kjo nuk ishte e vetmja masë që po respektohej nga qytetarët.

Shumë nga ta që kanë targat serbe po plotësojnë reciprocitetin e targave mes Kosovës e Serbisë.

Në kuadër të masave të reja, kërkohet që edhe fëmijët e grup moshës 12-16 vjet, të kenë testin PCR jo më të vjetër se 48 orë.

x