Përparim Rama: Ekspertët e kanë vlerësuar programin tim si më të mirin

15.10.2021 23:22

Përparim Rama: Ekspertët e kanë vlerësuar programin tim si më të mirin

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se nga takimet me qytetarët ka mësuar shumë nga ta, dhe se programi i tij për kryeqytetin është vlerësuar si më i mirë nga ekspertët.

 “Bashkë kemi shku në një proces të idesë për transformimin e Prishtinës, për qytetarin e Prishtinës, për banorët e Prishtinës, ka qenë një ka qenë një periudhë kohore shumë interesant që kamë mësuar shumë takuar njerëz fenomenal, gjë që nuk e kam pritur që do të jetë një entuziazëm kaq i madh, dhe një ngritje nëpërmjet projekteve të ndryshme që në i kemi prezantu”

Tutje, Rama tha se ai ka bërë programin e tij duke dëgjuar qytetarin, dhe se ai është vlerësuar si më i miri nga ekspertët.

“Fillimisht kemi kaluar në një proces ku e kemi dëgju qytetarin, banorët në të gjitha lagjet e zonës urbane, dhe rurale, sepse e shoh që sfida e transformimit të Prishtinës në një qytet me karakter në botë, bëhet për të mirën e banorëve të Prishtinës, pra duhet të kuptohet problemi në thelb, dhe ajo tani është transformu në një program detal të mirëfilltë. E kemi parë që edhe kundër kandidatët e kanë pasur një projekt, mirëpo edhe ekspertët e kanë vlerësuar shumë lartë edhe publikisht si më i miri deri më tani , kështu që më bënë të ndihem shumë krenar, dhe mirë se është pranuar asisoj, është diçka që e ka ngrit standartin, e ka ngrit nivelin e këtyre kampanjave në Kosovë në çdo nivel”, përfundoi Rama në Kanal10./PORTALI.info/

x