Rama kujton Ditën e Çlirimit të Prishtinës me një foto të ushtarëve të UÇK-së

11.06.2021 13:02

Rama kujton Ditën e Çlirimit të Prishtinës me një foto të ushtarëve të UÇK-së

Sot shënohet 22-vjetori i çlirimit të Prishtinës.

Këtë datë të rëndësishme nuk e ka lënë pa kujtuar as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan lajmi.net.

Madje ky i fundit ka publikuar një fotografi të ish-ushtarëve të UÇK-së, nga ku datën e sotme e ka quajtur “të bekuar”.

“MIRËMËNGJES.22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës”, ka shkruar Rama. 

x