Rama nga Brukseli: Bullgaria po mban peng dy vende të NATO-s

23.06.2022 09:24

Rama nga Brukseli: Bullgaria po mban peng dy vende të NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka arritur në objektin ku do të mbahet takimi i liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se nuk pret të zgjidhet asgjë sa i përket çështjes me Bullgarinë, por nëse ndodh ai u shpreh se ‘do jetë motiv për të marr frymë të lehtësuar’.

“Ju kam thënë dhe po e përsëris prapë, përkundër optimizmit të ngutur të disave, edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhjet asgjë në Bullgari, por ndërkohë sigurisht nëse do të zgjidhet do të jetë motiv për të marr frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendit të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë”, tha Rama.

Ndërkohë, liderët e 27 vendeve të BE-së do të takohen sot në një samit dyditor në Bruksel, të paraprirë nga një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 9.30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.

x