Rama: Prishtina do të jetë vend plot gjallëri e mundësi për të rinjtë, do bashkëpunojë me të gjithë pa dallim

07.12.2021 11:32

Rama: Prishtina do të jetë vend plot gjallëri e mundësi për të rinjtë, do bashkëpunojë me të gjithë pa dallim

Pas fitores që pati në zgjedhjet lokale të zhvilluara në Prishtinë, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot edhe zyrtarisht është betuar si kryetar i ri i kryeqytetit.

 
Në një ceremoni të organizuar në kuadër të komunës, Rama pranoi detyrën nga ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Gjatë betimit të tij, ndër të tjerash Rama tha se do të bashkëpunoj me të gjithë për të mirën e kryeqytetit, transmeton lajmi.net.

Madje ai u bëri ftesë shoqërisë civile dhe partive politike që t’i bashkëngjiten në qeverisjen e tij për Prishtinën.

“Unë Përparim Rama betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë.Besimi i qytetarëve më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme. Jam i vetëdijshëm që kjo detyrë përtej privilegjit është obligim serioz dhe sfidë e madhe që do t’i vihemi përpara me punë të ndershme, me profesionalizëm dhe me dinjitet” tha Rama.

Rama tha se ndjehet mirënjohës për të gjithë qytetarët e Prishtinës në çdo lagje e fshat.

“Guximi me ja dashtë të mirën vendit tonë, të mos ndalet këtu. Forca e uniteti, sinqeritetit e bashkimit na duhet për të quar përpara këtë qytet”, u shpreh kryetari i ri i Prishtinës.

Rama shtoi se Prishtina do të jetë vend plot gjallëri e mundësi për të rinjtë.

“Të nderuar asamblistë si kryetar i Prishtinës do të bashkëpunoj me secilin prej jush për të mirën e kryeqytetit. I mirëpres të gjithë pa dallime për të quar përpara projekte që na përmirësojnë jetën e të gjithëve”, tha Rama.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar.

Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29.17 për qind.

Ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42.54 përqind të votave.

Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50.98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49.02 përqind.

x