Rama: Qytetarët e kanë parë se e vetmja zgjidhje për Prishtinën jemi ne

15.10.2021 22:38

Rama: Qytetarët e kanë parë se e vetmja zgjidhje për Prishtinën jemi ne

Në emisionin "Politiko" për Kanal10, Përparim Rama u shpreh se do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e të dielës.

"Qytetarët janë vetëdijesuar dhe me secilin qytetarë qe unë takojë, me secilin qytetarë shoh se kanë pozitivitet dhe janë vetëdijesuar dhe ndjejë energji të fitores dhe kjo është ajo që më mbushë konfidencë mua" tha Rama.

"Këto zgjedhje janë ato në të cilat qytetarët e kanë parë se e vetmja zgjedhje jemi ne për ta, ne mund ta bëjmë transformimin e qytetit në një qytet të përpiktë i cili do ta ndryshonte jetën e njeriut." shtoi Rama.

Tutje Rama tha se ai pret fitore në Prishtinë, dhe se do të ketë festë.

"Dua të them me bindje të plotë pres fitore dhe pa balotazh, do të festojë me të gjithë qytetarët sepse kjo është në të mirën e të gjithë qytetarëve.", përfundoi Rama/PORTALI.info/

x