Ramadani reagon pasi iu konfirmua aktakuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

15.09.2021 21:07

Ramadani reagon pasi iu konfirmua aktakuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij, ku ai akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës , si dhe pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Ramadani deklaroi se akuza ndaj tij është e pabazë, ndërkaq theksoi se sa herë të jetë nevoja, secili duhet të protestojë kundër copëtimit të atdheut.

“Akuza kundër meje është e pa bazë. Unë, si deputet, kam protestuar kundër humbjes së 8200 hektarëve të Kosovës. Sa herë që të jetë nevoja, çdo shqiptar duhet të protestojë kundër copëtimit të atdheut tonë”, tha tutje ai.

Deputeti i VV-së, theksoi se “Dëshira e dikujt që të ndalet kandidimi im, nuk do të realizohet”.

“Ka ikur koha kur institucionet vepronin kundërligjshëm, dhe sepse komuna e Ferizajit ka nevojë për energji të reja për zhvillim”, shtoi Ramadani.

x