Rashit Qalaj, PDK: E mbështesim Kurtin, vendimi të implementohet deri në fund

27.09.2021 17:47

Rashit Qalaj, PDK: E mbështesim Kurtin, vendimi të implementohet deri në fund

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, dhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se deklarata e Bashkimit Evropian për situatën në veri lë të kuptohet se BE dëshiron ti kënaq Kosovën, dhe Serbinë, dhe se beson që kryeministri Kurti është koordinuar me faktorin ndërkombëtar.

“Unë kurrë nuk mbajë mend ndonjë deklaratë nga Bashkimi Evropian, cili ka dhënë një deklaratë të qartë në mbështetje të ndonjë veprimi të Kosovës, mirëpo gjithmonë zyrtarët e BE-së, e lanë me kuptu edhe popullin e Kosovës, dhe Serbisë që ta kuptojnë sipas dëshirës së tyre. Edhe deklarata e fundit e Bashkimit evropian për veprime të njëanshme i lë me kuptu të dyja palët me qenë të kënaqura, mirëpo unë besoj që edhe kryeministri Kurti, edhe Qeveria e Kosovës e kanë diskutuar ketë çështje me përfaqësuesit e BE-së, e dimë se disa ditë më parë kemi pasur një vizitë nga Lajcak, dhe unë jam i sigurtë që Kurti e ka diskutuar me Lajçakun, ose do të duhej të bisedonte, dhe të koordinohej me faktorin ndërkombëtar”, tha Qalaj në Info10.

Tutje Qalaj ka thënë se PDK, do të mbështet kryeministrin Kurti në zbatimin e vendimit për tabelat deri në fund.

“Ne si Parti Demokratike e mbështesim fuqishëm, dhe kërkojmë që të mos zmbrapsemi, kërkojmë që vendimi të implementohet deri në fund, dhe do të jemi në mbështetje të qeverisë në implementimin e këtij vendimi”, tha Qalaj në Kanal10./PORTALI.info/

x