Rexhaj i VV-së thotë se kritikat e opozitës për vizitën e Kurtit në SHBA, po i bëjnë dëm Kosovës

24.05.2022 22:42

Rexhaj i VV-së thotë se kritikat e opozitës për vizitën e Kurtit në SHBA, po i bëjnë dëm Kosovës

Arbër Rexhajt nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se kritikat e opozitës ndaj vizitës së Kurtit në ShBA, po i bëjnë dëm Kosovës.

Rexhaj në RTK-së, ka thënë se temat që janë diskutuar në këto takime me senatorë e kongresmenë dhe drejtues të institucioneve në Amerikë, kanë qenë investimet amerikane në Kosovë, anëtarësimi në NATO dhe BE e siguria e Kosovës.

“Vetë kryeministri i Kosovës ka thënë se vizita ka pasur në fokus dy tema, pra sigurinë e Kosovës, dhe si nën temë ka qenë edhe një kërkesë e kryeministrit që të hiqen bazat ushtarake të Serbisë përrreth  kufijve të Kosovës, dhe së dyti të bëhet e përhershme baza amerikane në Bonstill”, tha deputeti Rexhaj.

Sipas tij, kuptimësia e kësaj vizite ka pasur të bëjë me investimet amerikane në Kosovë, një lidhje më e fuqishme ekonomike.

“Vizita e Kurtit për ne është mjaft e suksesshme sepse realisht ai ka shkuar për këto dy tema, ajo e sigurisë kombëtare dhe investimet ekonomike në Kosovë, dhe se agjendën që e ka pasur Kurti, e ka realizuar në përpikëri dhe qëllimi i kryeministrit rreth temave të përcaktuara është arritur”, tha Rexhaj.

x