Rexhaj - opozitës: Dilni para pasqyrës e thuani, si e zhvatëm ne këtë vend? (VIDEO)

26.01.2022 22:32

Rexhaj - opozitës: Dilni para pasqyrës e thuani, si e zhvatëm ne këtë vend? (VIDEO)

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka akuzuar qeveritë e kaluara për dështimet me Bilfinger-in.

Rexhaj ka thënë se para se të akuzoni qeverinë Kurti së pari dilni në pasqyre dhe pyetni se si e kemi shkatërru ne këtë vend, çka i kemi bërë këtij vendi, si e kemi zhvat për 20 vite, e mandej dilni aty dhe ta godisni Vetëvendosjen.

 “Kur i drejtoheni qeverisë Kurti në 10 mujorshin e parë, është  mirë të dilni para pasqyrës dhe të thoni si e kemi shkatërru këtë vend, çka i kemi bërë këtij vendi, si e kemi zhvat për 20 vite, e mandej dilni aty dhe ta godisni Vetëvendosjen dhe pozitën. Ajo çfarë ka bërë Kurti ka qenë shumë parimore nuk ka marrë vendim, se sot po gjejm qytetarë që janë të pa informuar, Energjia Elektrike ende nuk është shtrenjtuar”, tha Rexhaj në Prime Time.

x