Rrahim Tërnava: Do të jemi krah i djathtë i krejt bizneseve

17.09.2021 22:38

Rrahim Tërnava: Do të jemi krah i djathtë i krejt bizneseve

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahim Tërnava ka thënë se në programin e tij do ti jap rëndësi të madhe bizneseve.

“Nuk jemi kundër ndërtimit, jemi pro ndërtimit, dhe do të jemi krah i djatht i bizneseve, por jo me ndërtuar në rrugë, jo me ngushtuar rrugën, e me fillu me ndërtime mos me lanë parçe  qysh është rruga 28 nëntori, jo me përdorë pushtetin për interesa personale, por për interesa e përfitime të përgjithshme të qytetarëve, dhe interesa kolektive të krejt qytetarëve. Ne do të japim leje edhe më shumë, por jo në këtë mënyrë në 10 ari do të ndërtohet ne 5 ari, 5 ari do të jenë për gjelbërim”, tha Tërnava, në Prime Time, në Kanal10.

x