Rrefimi ekskluziv i Syles: Kurti i quajti fashista Veselin, Haradinajn e Limajn (VIDEO)

07.12.2021 00:36

Rrefimi ekskluziv i Syles: Kurti i quajti fashista Veselin, Haradinajn e Limajn (VIDEO)

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka treguar se kur filluan ftohjet mes sindikatave dhe kryeministrit Albin Kurti. Syla tha se inatet me Kurtin filluar qysh në momentin kur sindikatat shkuan për ta uruar atë për postin e kryeministrit.

Sipas Sylës Kurti në atë takim ka atakuar sindikatat, duke akuzuar se ka nënshkruar memorandum me fashista, referuar këtu Veselit, dhe Ramushit.

“Në momentin e parë që kemi shku, kemi qenë më një delegacion nga SBAShK-u, unë kam qenë me Xhemajl Selmanin, dhe nga Policia, dhe Zjarrfikësit, dhe në momentin që kemi shku me i’a uru Kurtit postin e kryeministrit, menjëherë e kam pa një qasje të ftoftë përkundër që unë personalisht kam pasë takime shumë. Në atë moment në bisedë e sipër, ka qenë Besnik Bislimi ministër i Financave, mos të harrojë, unë kam kërku që të fillohet me punën, me pagat, me ligjin e pagave, nuk ka pasë kurrfarë bisede përveç fillimit të atakimeve”

“Kurti menjëherë atakimin e ka pasë të Ymer Ymeri, që ti je militant i PDK-së, ti je kështu e ashtu kjo është gjuha që ka përdorë. Në një moment të caktuar i është bërë pyetje edhe sindikatës së Policisë, sa policë i keni të vrarë, dhe a janë të vrarë para Pavarsisë, apo pas Pavarësisë, kjo është pyetja e dytë shumë më e trishtueshme e dhimbshme. Për një moment ka hy dhe mu ka drejtu mu ti doktor ke lidh memorandum me fashista, unë meta thash ku jam, ti ke lidh me fashista, i thash kush janë fashista?, ti e ke bo me dihet Kadria , Ramushi etj, etj, dhe unë normal reagova i thash more, ata janë shqiptar, jo tha këta jo qe janë fashista po janë Ali Shukria, SInana Hasana e ku doli e ku hyri”, tha Syla në Politiko.

Syla tha se prej atij momenti qasja e Kurtit ka ndyshu ndaj tyre./PORTALI.info/

x