Rrëfimi i nënës për djalin ushtar të UÇK-së: E vetsha e ku po shkon e përmenke Prekazin

06.03.2021 22:18

Rrëfimi i nënës për djalin ushtar të UÇK-së: E vetsha e ku po shkon e përmenke Prekazin

Sonte në emisionin ‘’Përtej Tregimit’’ në televizionin Kanal 10 me moderatore Valentina Ahmeti janë transmetuar dy rrëfime nga  audio dramat "Të jetosht me kujtimet e të pagjeturve".

Më poshtë lexoni rrëfimin e nanës Fatime:

I kemi pas tre djem, dy jashtë vendit e Reshati ka jetu me neve.

Burri Bajrami ka punu në një fabrikë të akulumratorave edhe fati që puna ja dha një banesë, po një ditë u kthy prej pune më tha që valla na qiten policia prej pune.

Djali Reshati ja nisi me dal për ditë diku, ja nisa me vet Reshat ku po shkon me kon po rrin, tha po rri me shok, e veta me cilët shok nuk më kallxoj.

Një natë e kish marrë një kimik edhe një letër e kish shkru që unë kom me njek rrugën e babës Sadik, e baba Sadik u kon baba i Bajramit edhe ai u kon i zhdukun prej vitit 1945. U qova nesër me thirr me honger bukë ish kon veq letra mi jastakë e Reashti ish dal, e mora e lexova letrën e shtina nshporet me kall se thash vin policia e shohin, Reshati atë natë nuk erdh tek mas dy dite, i thash ku je kon o Reshat e ka pas gjithë qit thanje që ku jonë krejt edhe unë oj nanë e ai ish lidh me UÇK , shkojke Pregaz, Lubovecin, e sdi as vet ku.

Të nesrit i thash Reshat baba jotë na ka than me shku nbashqe me vadit më tha që sot ka me ra shumë shi, tha po shkoj me ble nje sok e vi, prit e prit nuk erdh u bo ora 9 e natës e nuk erdh u kthym në shtëpi e diku ka ora 1 e natës ish ardh në dhomë, i thash ku ke Reshat krejt natën tha aty ky jonë krejt.

Dul edhe një natë i lypi teshat ma të mira e u vesh e dul e mërkurë u kon ajo natë e që kurrë më nuk e pash e as nuk di asgjë për djalin tem.

Kom qef me dal në mal ku jom veq vet e me bërtit Reshat, kurgjo nuk du prej kërkujt veq nje fjaltë të mire e du.

Dëshira ma e madhe që e kom sa të kom ymër me pas mirëkuptim në familje.

/PORTALI.info/

x